e hënë, 2 nëntor 2026

Lajmi i fundit
Sirena

Lajmi që nuk pret

Drejtësi

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton sot kërkesën e ish-drejtoreshës së SHISH për lirim nga arresti në shtëpi

Gjykata e Posaçme e Apelit shqyrton në orën 13:00 kërkesën e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, për ndryshimin e masës "arrest në shtëpi".

Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni, kërkesa e së cilës për ndryshim mase shqyrtohet në Apel

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni, e ka kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” para Gjykatës së Posaçme të Apelit. Seanca është caktuar të mbahet të hënën, në orën 13:00.

Kërkesën e Hysenit do ta shqyrtojë gjyqtari Florian Kalaja, pranë Apelit të GJKKO-së. Në seancë pritet që palët të paraqesin argumentet e tyre lidhur me masën e sigurisë.

Në përfundim të shqyrtimit gjykata do të vendosë nëse masa që ka aktualisht ish-krerja e SHISH do të ndryshojë. Vendimi do të përcaktojë nëse Hyseni vijon të qëndrojë në arrest shtëpie apo i caktohet një masë tjetër.