Grabitja e filialit të Raiffeisen Bank te Komuna e Parisit në Tiranë ndodhi në mëngjesin e së hënës. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet për kapjen e autorit.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar dhe i armatosur hyri në ambientet e bankës dhe kërcënoi punonjësit me armë zjarri. Ai mori një shumë parash dhe u largua në drejtim të paditur.
Pas ngjarjes u publikuan pamje nga vendi, ku shihet prania e forcave të Policisë përreth filialit. Aty janë kryer veprimet e para hetimore.
Po sipas informacioneve paraprake, policia ka identifikuar personin e dyshuar për grabitjen dhe po punon për ta lokalizuar e arrestuar.
Deri tani nuk ka njoftim zyrtar për shumën e marrë. Gjithashtu mbetet e paqartë nëse ka pasur persona të lënduar gjatë incidentit. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat e saj.