e shtunë, 31 tetor 2026

Lajmi i fundit
Sirena

Lajmi që nuk pret

Lajme

KLSH: Mbi 46 milionë lekë për siguracionin e ish-komisionerëve të KPK-së, ppothuajse të gjitha tenderët te “Sigal”

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton se KPK kontraktoi siguracione jete dhe shëndeti me vlerë mbi 46 milionë lekë pa TVSH, pothuajse krejt me kompaninë "Sigal" dhe pa garë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), shkalla e parë e Vetingut, ka kontraktuar siguracione jete dhe shëndeti me vlerë mbi 46 milionë lekë, ose rreth 500 mijë euro.

Shifra përmendet në Auditin e Përputhshmërisë në KPK. Aty thuhet se vlera totale e kontraktuar për sigurimin e jetës dhe/ose shëndetit të komisionerëve, personave të lidhur me ta, këshilltarëve dhe punonjësve ishte “46.464.536 lekë pa TVSH”.

Një kompani fituese, pa garë

Sipas analizave, pothuajse të gjitha procedurat për siguracionin e anëtarëve të KPK-së i ka fituar e njëjta kompani, “Sigal”.

Dokumentet zyrtare të tenderëve tregojnë se procedurat e fituara nga “Sigal” për strukturat e Vetingut u zhvilluan pa garë dhe u shënuan me “flamurin e kuq”.

Mbulim edhe për dhëmbët

KPK u formalizua në vitin 2017 dhe funksionoi deri në vitin 2024. Detyra e saj ishte rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për shkak të rolit të tyre, ligji parashikonte një siguracion gjithëpërfshirës për jetën dhe shëndetin e 12 anëtarëve. Procedurat e tenderit përfshinin mbulim shpenzimesh edhe për probleme stomatologjike, të cilat sipas burimit nuk dukeshin të arsyeshme për t’u përballuar nga shteti.

Lini një koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet.