e hënë, 2 nëntor 2026

Lajmi i fundit
Sirena

Lajmi që nuk pret

E FUNDITDenoncime

Klienti i Raiffeisen pretendon se i mungojnë 4 mijë euro dhe se i ndalohet hyrja në filial

Një qytetar pretendon se nga llogaria e tij në Raiffeisen Bank janë tërhequr pa autorizim para në dy raste dhe se 4 mijë euro nuk i janë kthyer prej dy vitesh.

Dega e një banke me hyrje xhami në qytet

Një klient i Raiffeisen Bank ka protestuar përpara degës së kësaj banke pranë Komunës së Parisit në Tiranë, duke pretenduar se nga llogaria e tij janë marrë para pa autorizim dhe se dëmi nuk i është kthyer plotësisht. Ai ka folur për mediat teksa në filial policia kryente veprime hetimore për një grabitje me armë të raportuar aty.

Qytetari tregoi se në fillim kishte vënë re që i mungonin 23 euro. Pasi njoftoi punonjësit e bankës, thotë se iu tha që shuma do t’i kompensohej.

Disa muaj më pas, sipas tij, nga llogaria iu tërhoqën 7 mijë euro. Banka i ka kthyer 3 mijë euro, ndërsa 4 mijë euro të tjera, sipas pretendimit të tij, nuk i janë rimbursuar. Ai tha se prej dy vitesh përpiqet t’i marrë këto para, por pa rezultat, dhe se punonjësit e filialit nuk e lënë më të hyjë në bankë.

“Këtu më kanë vjedhur mua llogarinë time. Kam shkuar, i kam njoftuar bankierët për herën e parë që më kanë vjedhur 23 euro. Bankierët më kanë thënë që do të kompensojmë. Pas një kohe tremujore më grabitën vlerën 7 mijë euro. Më kompensuan 3 mijë euro, më thanë do të kompensojmë edhe 4 mijë euro. Ku janë paratë? Kam dy vjet që vij vërdallë”, deklaroi ai.

Qytetari shtoi se ka kërkuar zgjidhje edhe te institucionet e drejtësisë, por nuk ka marrë përgjigje. “Kjo bankë, sa të më shohë te dera, nuk më lënë të hyj brenda. Ku të ankohem, më thoni ju? Shkoj te drejtësia, drejtësia ngre duart lart”, tha ai për “Syri Tv”.

Ai paralajmëroi se do t’u bashkohet protestave, duke e lidhur këtë vendim me pakënaqësinë për mënyrën se si po trajtohet ankesa e tij.