Një 46-vjeçar nga Kosova ka vdekur në fshatin Domaj, në njësinë administrative Gjinaj të Hasit, pasi mjeti sportiv që drejtonte është përmbysur në livadhe.
Viktima është shtetasi me inicialet A. Q. Në aksident ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, mjeti dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, gjë që ka çuar në vdekjen e drejtuesit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.